Kosovë, Isa Mustafa është shumë mirë me shëndet

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është mirë me shëndet, pasi iu komplikua gjendja kur nuk e trajtoi në kohë një grip sezonal ditë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur në Zona B në Klan Kosova, Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Isa Mustafa është shumë mirë, trendi i kurimit është pozitiv, terapia dhe mënyra se si po vazhdon në Gjermani është në gjende pozitive”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.

“Pritet që edhe një kohë të qëndrojë atje dhe më pas t’iu kthehet angazhimeve në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button