Bullgaria informon PE-në për incidentin në varrin e Goce Dellçevit

Parlamenti Evropian (PE) do të informohet për incidentin e të premtes, ku ambasadorit bullgar në Maqedoni, Ivan Petkov, nuk iu lejua të dorëzojë lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Shpëtimi” në Kala, ku gjithashtu edhe u sulmua.

Këtë e shpalosi Andrej Kovaçev, deputet evropian bullgar.

“Dëshpëruese është kur në Maqedoni ndodhin gjëra të tilla ndërsa autoritetet maqedonase nuk kanë ndërmarrë masa për të parandaluar këtë incident”, tha Kovaçev për Radio Televizionin Bullgar. /sky/

Lajme të ngjashme

Back to top button