Ministri grek, Kamenos: Maqedonisë do t’i ngjajë si Britanisë së Madhe

Lideri i Grekëve të Pavarur, partner koalicionues në Qeverinë e Greqisë, Panos Kamenos dhe ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Greqisë në mbledhjen e komiteti ekzekutiv të partisë ka deklaruar se nuk beson se në Samitin e NATO-s do të plotësohen të gjitha parakushtet për zgjidhjen e problemit të emrit Maqedoni – Greqi dhe se edhe më tej mban qëndrimin se në emrin e Republikës së Maqedonisë nuk duhet të figurojë emri “Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

“Nuk besoj se në Samitin e NATO-s do të ketë përparim aq të madh sa i takon negociatave, se do të zgjidhet ndryshimI kushtetues, si pjesë e parakushteve që i vendosi Qeveria e Greqisë për ish republikën jugosllave. Konsideroj se nëse shkupjanët vërtetë duan zgjidhje, duhet ta bëjnë atë çfarë e bëri Anglia për hyrjen e saj në Bashkimin e Evropian. Do të ju rikujtoj që Anglia të hynte në BE, e ndërroi emrin me kërkesë të De Goll, nga Britania e Madhe në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Kamenos.

Sipas ministrit grek, Kamenos negociatat Maqedoni – Greqi do të zgjasin gjatë pasi që është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për siç tha ai “për shkak të pozitave irredentiste”.

Kamenos edhe më parë ka shprehur qëndrimin se sipas partisë së tij Maqedonia është një dhe greke” ku si zgjidhje të pranueshme e propozoi emrin e Vardarit, i cili e shqiptoi njëjtë siç e shqiptoi në gjuhën maqedonase, dhe e përmendi pa mbiemër ose shtesë.

LEXO: Maqedoni: referendumi ide e Gruevskit, sa më shpejtë të zgjidhet çështja e emrit!
LEXO: Referendumi për emrin e Maqedonisë, LSDM dhe BDI me qëndrime të kundërta!

Krerët shtetërorë të Maqedonisë, optimistë për arritjen e kompromisit për emrin

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button