Kate ka prerë flokët për një arsye vërtet prekëse

Çdo ndryshim që Dukesha Kate bën, komentohet nga të gjithë. Ajo ka fituar pothuajse zemrën e të gjithëve. Pavarësisht se me flokët e gjatë ndoshta ngjante më e re, sërish pëlqehet edhe me flokët e shkurtër.

Në fakt ky vendim i Kate për të prerë flokët nuk ka qenë thjesht për ndryshim look-u. Gjërat janë më të thella dhe më prekëse.

Kate ka prerë flokët 17 centimetra dhe ia ka dërguar organizatës bamirëse “Little Princess Trust”, një organizatë kjo e cila ndihmon për të bërë paruke për fëmijët me kancer që kanë humbur flokët e tyre pas marrjes së kimioterapisë ose radioterapisë, shkruan revistaclass. 

Pra Kate ka prerë flokët e saj për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga kanceri. Një veprim për t’u marrë shembull ky i Kate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button