Dy viktima të tjera nga djegia e një shtëpie në Manastir

Pas fatkeqësisë në Tetovë ku disa ditë më parë nga zjarri humbën jetën 5 anëtarë të një familjeje, në Manastir, zjarri sot i mori jetën nënës dhe të birit 17 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në rrugën Daveani. Kryefamiljari I cili në ato momente ka qenë në oborrin e shtëpisë, ka kërkuar ndihmë por fqinjët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, transmeton Alsat M. 

Shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen por supozohet të jetë ngrohësja elektrike ajo që çoi tek fatkeqësia.

“Në ora katër të mëngjesit morëm njoftimin për zjarr dhe dërguam dy automjete me pesë zjarrfikës. Por, tashmë zjarri kishte kapluar dhomat. Kur e fikëm zjarrin, të parin e gjetëm trupin e djalit, ndërsa rreth ora 8 e mëngjesit e gjetëm edhe trupin e nënës. Dyshojmë se gjatë natës është lënë ndezur ndonjë mjet ngrohës, sigurisht ngrohëse elektrike por shkaktarin e vërtetë të zjarrit pritet ta thotë policia” – tha Vzrt Konstadin Popovski , zjarrfikës, Manastir.

Prokurori publik ka filluar hetimet. Është shpallur urdhër për obduksion për trupat e gjetur dhe të ndërmerren masa të tjera për zbardhjen e rastit. Së shpejti pritet të mësohen shkaqet e zjarrit. Nga Ministria e punëve të brendshme thonë se kanë filluar hetimet.

Ditë më parë në Tetovë familja Zylbehari humbi 5 anëtarë në zjarrin i cili kaploi shtëpinë e tyre. Shkaqet e vdekjes së Fatime Zylbeharit dhe katër fëmijëve të saj ende nuk janë mësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button