Oskar 2018: Si do të jetë protokolli i ri, për të evituar ngatërresën e vitit të kaluar

Nata e 89 e ndarjes së çmimeve Oskar që u zhvillua në vitin 2017 do të mbahet si një shembull i asaj që nuk duhet të ndodhë kurrë në momentin e dhënies së çmimit më të shumëpritur të mbrëmjes.

Ngatërrimi i ndarjes së çmimit për filmin më të mirë, dhënë La La land-it në vend të Moonlight-it, do të mbahet mend si një nga çastet më të turpshme në historinë e Hollivudit. Falë një gabimi në organizim, Warren Beatty dhe Faye Dunaway të ngarkuar për të shpallur fituesin lexuan një zarf të gabuar dhënë për fituesin e filmit muzikor. Kjo ishte hera e parë në historinë e ndarjes së çmimeve që solli edhe dorëzimin e gabuar të statujës.

Me objektivin që të mos ndodhë më një gjë e tillë është vendosur një moratorium për përdorimin e rrjeteve sociale për personat përgjegjës në momentin e dorëzimit të çmimit. Fotografitë si ato të bëra Emma Stone-it nga Brian Cullinan-i që ishte fajtori kryesor në ngatërrimin e zarfave nuk do të lejohen. “Qëllimi ynë do të jetë dhënia e çmimeve dhe e zarfave të duhur”, – u shpreh drejtori i PWC, Tim Ryan. Përfaqësuesit e PWC thanë se Cullinan nuk do të jetë pjesë e edicionit të 90-të, por as kolegia e tij Martha Ruiz.

Zëvendësuesit e tyre, të cilët nuk do të mund të mbajnë një telefon celular, do të shoqërohen nga një i tretë që do të ulet  në sallën e kontrollit së bashku me producentët e spektaklit. Të tre do të memorizojnë të gjithë fituesit e natës dhe gjithsecili prej tyre do të ketë setin e tij të zarfave.

Gjithashtu do të detyrohen të marrin pjesë në provat që do të zhvillohen para 4 marsit me qëllimin që të praktikohen dhe t’i paraprijnë një skenari më të keq të mundshëm. “Na u desh shumë kohë për të reaguar ndaj gabimit,” – tha Tim Ryan. – Por do të bëjmë prova për të gjitha  rezultatet e mundshme.”

Kur zarfi do t’i dorëzohet prezantuesit këtë vit, të gjithë përgjegjësit si dhe drejtori i skenës duhet të konfirmojnë se është dorëzuar zarfi i duhur. “Di se nuk kemi lënë asgjë pa e përfunduar, i detyrohemi shumë Akademisë. Puna jonë nuk do të mbyllet, derisa të ulet sipari, – shpreh Ryan.

– Të gjithë do të jenë të fokusuar për ndarjet e këtyre çmimeve, jo vetëm për akuzat e ngritura kundër kësaj industrie, por edhe për të parë nëse një gjë e ngjashme mund të ndodhë edhe këtë vit.” / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button