”Kërçova Open 2012”, karateistët struganë rezultate të shkëlqyera

Edhe në turneun ”KERÇOVA OPEN 2012”, karateistët e K.K ”Drini” nga Struga arritën rezultate të shkëlqyera duke rrëmbyer shtatë medalje të këtij kompeticioni.

Ky turne kishte edhe karakter memorial për nder të 10 vjetorit të vdekjes së anëtares të K.K “Rinia”nga Kërcova, Bardhushe Sadiku.

Në kujtim të saj u dha edhe një çmim me emrin e saj të cilën e fitoi garuesja Besa Lleshi përfaqësuese e K.K”Drini’, të cilës organizatorët i ndanë kupën “Bardhushe Sadiku” si juniorja më e emirë e kampionatit.

”Ndër sportistët e klubit tonë paraqitje të mirë bëri Ilira Xheladini (2001) e cila fitoj medalje në katër disiplinat ,ku ajo mori pjesë duke u stolisur me një vend të dytë dhe tre vende të treta, Zana Xheladini (2003)e cila mori pjesë për herë të parë fitoj dy medalje të vendit të tretë në kata individuale dhe ekipore, Beqir Borova (2001)gjithashtu fitoj dy medalje të bronzta dhe një medalje fitoj Xhevit Tahiri(2002). Ndërsa paraqitje të mirë bën edhe Taulant Doko(1998) i cili është një sportist me perspektiv dhe Idri Kreka(2001). Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e nxënësve të mi, edhe pse shumica ishin për herë të parë” deklaroi Alim Hajredini trajner i K.K” DRINI” nga Struga./Portalb/ 

  

Lajme të ngjashme

Back to top button