Si të stërvitemi dhe të krijojmë një ‘palestër’ në kushte shtëpie

Të gjithë do të donim që kur të nisnim aktivitetin fizik të kishim një trajner personal, të shkonim në një palestër me kushtet optimale, dhe të kishim një nutricien që të na udhëzonte në dietën ushqimore. Kjo është idealja dhe ka vajza që stërviten në këtë mënyrë, por nuk duhet lënë pa përmenduar pjesa tjetër e vajzave dhe zonjave të cilat nuk bëjnë aktivitet fizik për shkak të faktorëve gjeografik, socialë dhe ekonomik, shkruan Class. Dhe këtë herë kam vendosur të shkruaj për këto vajza dhe zonja. Si mund të mbajnë trupin në formë, si mund të marrim rezultate nga shtëpia.

1

Harrojini justifikimet
Koha është një element që jo çdo herë e kemi në favorin tonë, sidomos kur ne jemi familjarë, punojmë dhe duhet të kujdesemi për familjen. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga kujdesi për veten. Ju mund të bëni shumë për fizikun tuaj nëse keni vullnetin për të punuar. Ju nuk e njihni potencialin tuaj, ju mund të keni vullnet më shumë se një vajzë që shkon në palestër çdo ditë. Organizoni kohën dhe gjeni 30 – 40 minuta në ditë për t’ja kushtuar vetes, fillimi mund të duket pak i vështirë por më pas kur të merrni rezultate do të kuptoni që sakrifica ja ka vlejtur. Prandaj, justifikimet për mungesë kohe janë thjesht një arsye për të mos punuar.

Vendosmëria

Çdo gjë ka të bëjë me vullnetin dhe vendosmërinë. Mund të jeni me një staf të tërë nga pas dhe mund të mos merrni rezultate asnjëherë si i doni, ndërkohë mund të stërviteni dhe vetë nga shtëpia dhe të keni rezultate mbresëlënëse. Vendosmëria është “çelësi” i suksesit.

Hedhja me litarë

Hedhja me litarë është një nga ushtrimet që mund ta bëni kudo. Ushtron të gjithë muskujt e trupit. Ndihmon në humbjen e peshës por edhe në tonifikimin e trupit. Ju ndihmon në përmisimin e frymëmarrjes. Bëni çdo ditë hedhje rreth 20 minuta me intenerare 2-3 minuta dhe me pushim 10 sekonda midis këtyre intenerareve.

2

Squats
Ushtrim që stërvit pjësën e këmbëve dhe vitheve. Mund të bëhet në shtëpi pa pesha, por nëse doni rezultate më shumë mund ta bëni me pesha duke përdorur shishe me ujë. Bëni 3 sete me nga 20 përsëritje me 20 sekonda pushim midis seteve.

Ushtroni krahët

Zakonisht vajzat e anashkalojnë stërvitjen e krahëve me mendimin se muskujt në pjesën e krahëve nuk janë shumë “ femërorë”. Ky është një gabim, nuk ka më bukur se krahët dhe një kraharor i tonifikuar. Bën diferencën në mënyrën sesi ju qëndrojnë veshjet.

3

Barku i sheshtë dhe muskujt
Një bark i sheshtë vjen nga një dietë e ekulibruar dhe e shëndetshme, ndërsa muskujt vijnë nga ushtrimet që ju bëni për barkun. Asnjëra nuk funksionon pa tjetrën. Prandaj nëse mendoni se do të keni një bark të sheshtë vetëm me ushtrime dhe vazhdoni të hani më shumë seç duhet, më vjen keq t’ju them se kjo s’ka për të ndodhur.

Përdorni mjetet e shtëpisë

Krijoni, vendosni fantazinë në punë për të krijuar ushtrime. Përdorni shishe me ujë, të vogla, të mëdhaja. Në ditët që stërvitem në shtëpi ato janë shpëtimi im.

Vrapi dhe ecja

Kjo është zgjedhja më e thjeshtë dhe klasikja. Nëse do të mundeni të bëni 30 minuta vrap kombinuar me 30 minuta ushtrime dhe një regjim të shëndetshëm, patjetër do ishte zgjedhja më e mirë dhe e sigurtë për të dhënë rezultate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button