“Ministri e hapur për komunat dhe komuna të hapura për qytetarët”, Fazliu promovoi doracakun për komunat

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, në promovimin e sotëm të doracakut për kryetarët dhe anëtarët e këshillave tha se Ministria për vetëqeverisje lokale punon për forcimin e kapaciteteve të autoriteteve lokale.

Ministri Fazliu theksoi rolin e autoriteteve lokale në sigurimin e funksioneve të komunave dhe shërbimeve komunale për qytetarët.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë për qasje përafërsisht të barabartë në shërbime, pa marrë parasysh nëse ata jetojnë në komuna urbane apo rurale, të vogla apo të mëdha, aq më pak është e rëndësishme përkatësia etnike apo përkatësia partiake e pushtetit lokal. Detyra e pushtetit qendror dhe atij lokale është të punojnë së bashku, të bashkëpunojnë me qëllim të krijimit të kushteve për jetë më të mirë, paqësore dhe cilësore për të gjithë qytetarët e vendit. Çdo qytetar në komunën e tij të ndihet po aq i rëndësishëm dhe e vlefshëm për të gjithë të tjerët, tha ministri Fazliu.

Fazliu tha se motoja e Ministrisë për vetëqeverisje lokale është “Ministri e hapur për komunat dhe komuna të hapura për qytetarët” dhe në këtë drejtim theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me autoritetet lokale, me shoqërinë civile, sektorin e biznesit, si dhe ekspertët publik.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të merremi me sfidat që janë komplekse të cilat kërkojnë  qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e tyre”, theksoi ministri Fazliu.

Doracaku për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunal u përgatit nga Qendra për Analiza Ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button