Ligji i ri për veturat në Shkup, Ministria e Mjedisit do t’i definojë etiketat ekologjike për veturat

Etiketat ekologjike që do të vendosen në veturat e Shkupit, të cilat do të shfrytëzohen për lëvizjen e veturave gjatë ditëve kur ajri do të jetë i ndotur, do të definohen me ndryshimet e ligjit për mjedis jetësor, njofton Portalb.mk.

Në lidh duhet të vendosen dispozita të reja me të cilat do të konstatohet forma dhe dizajni i furnizimit, kontrollit, distribuimit, gjobave dhe inspektimit.

Me ligj do të caktohet edhe ajo se si do të kategorizohen veturat, gjegjësisht vetura në stacionet për kontroll teknik në varësi prej asaj se cilin EURO standard e plotëson do të marrë etiketë me ngjyrë të kuqe, portokalli ose të gjelbër.

Kjo është dakorduar në takimet e mbajtura mes Ministrisë së ekonomisë, të Punëve të Brendshme, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetit të Shkupit.

Komunat që kanë ndotje të ajrit nga veturat do të duhet të përpunojnë dhe të dorëzojnë rregullore në pajtueshmëri me ligjin për vetëqeverisje lokale me të cilin do të vendoset regjim të komunikacionit, por edhe vendosjen e shenjave të komunikacionit për kufizim të zonës së mbrojtur ekologjike në komuna, gjegjësisht të vendosin ndalesë të lëvizjes me etiketë ekologjike të kuqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button