Cameron Diaz, seksi edhe pa pasur nevojë për dietë

Ajo është e bukur dhe joshëse. Vitet duket se qëndrojnë në vend për aktoren e njohur Cameron Diaz. Megjithë formën e saj të përsosur, Cameron Diaz e do ushqimin dhe nuk humbet asgjë pa shijuar.

Për mëngjes, për shembull, aktorja thotë se zgjedh mes orizit me brokoli, vezëve, lëngut të limonit, madje dhe mishit. “Unë fillova duke bërë këtë gjë kur shkoja për surfing, sepse atëherë mund të jem jashtë për katër orë dhe dua të mos më marrë uria dhe të kem energjitë e nevojshme”, tregon Diaz.

Edhe mishi derrit është një nga ushqimet të cilën ylli i filmit “Bad teacher” e pëlqen se tepërmi. Diaz vendosi të mos e përdorë më mishin e derrit, kur mësoi se kapaciteti i trurit të tij ishte sa i një fëmijë tre vjeç. Por kjo nuk do të zgjaste për shumë kohë dhe aktorja do të binte sërish në tundim. “Kam filluar të ha mish derri, sepse është tmerrësisht i mirë! Ushqimi është një nga kënaqësitë e mia më të mëdha. Adhuroj të ha dhe të gatuaj për të tjerët”, thotë Diaz.

Lajme të ngjashme

Back to top button