Limaj: Asnjë produkti në Kosovë nuk i kontrollohet cilësia, nuk e dimë çka hanë fëmijët tanë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në Kosovë asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Ka thënë se kanë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar këtë gjendje.

“Çka do që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Nuk e dimë çka hajn fëmijët tanë”, ka thënë Limaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ai ka thënë se disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare.

“Vetëm një institucion bën politika në Kosovë. Është Qeveria që bën politika. Agjencitë tjera duhet të respektojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën.

“Përgjegjës për politikat e mira apo të këqija është Qeveria”, ka thënë Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button