“Që nga fillimi i vitit Izraeli ka vrarë tre të mitur palestinezë”

Forcat izraelite kanë vrarë tre të mitur palestinezë dhe kanë arrestuar 52 të tjerë që nga fillimi i këtij viti, bën të ditur Ministria e Informacionit të Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar të dielën, ministria akuzoi autoritetet izraelite për “përshkallëzimin e sulmeve kundër fëmijëve palestinezë”.

Më tej theksohet se sulmet izraelite janë rritur ndjeshëm që nga vendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump i cili zyrtarisht njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Vitin e kaluar, 17 të mitur palestinezë u vranë dhe 1.620 të tjerë u arrestuan nga forcat izraelite në territoret palestineze, thotë ministria.

Sipas deklaratës, gjithsej 350 fëmijë ende janë duke vuajtur në burgjet izraelite.

Tensionet kanë vazhduar në territoret palestineze që nga vendimi i Trumpit, i cili ka shkaktuar reagime nga mbarë bota dhe protesta në disa vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button