Pas fitores zgjedhore, gazetarët u rrahën në shtabin e presidentit të Çekisë (VIDEO)

Policia çeke ka ngritur hetim pasi që simpatizuesit e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman i sulmoi gazetarët në shtabin zgjedhor, njofton Portalb.mk.

Ata mbrëmë me boska e kanë sulmuar gazetarin e akredituar, kanë thyer kamerë të një televizioni privat çek “TV Nova” dhe i kanë fyer punëtorët medial.

Sulmi ka ndodhur në hotelin TOP në Pragë, ku në shtabin zgjedhor festohej zgjedhja e presidentit Zeman, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Gazetarët kanë dashur ta incizojnë ardhjen e Ndihmës së Shpejt për një të ftuar të Zemanit, i cili siç shihet në gjendje të alkoolizuar është rrëzuar me shishen e birrës në dorë.

Për shkak asaj, kanë reaguar nga shtabi zgjedhor, kanë filluar t’i shtyjnë gazetarët që më pas ta mbyllin sallën që të mos incizuar.

Njëri nga rënd-mbajtësit e gjuan kamerën e televizionit privat, ndërkaq në rrahje janë kyçur edhe njëri nga të ftuarit e presidentit që e ka sulmuar një gazetar.

Në dhunën e gazetarëve, nuk u kursyen as gazetaret.

Nga kabineti i presidentit arsyetohen se sulmuesit nuk janë sigurim shtetëror i presidentit dhe i ka ftuar gazetarët në kafe si gjest faljeje.

Paraprakisht, Zeman, në konferencë për shtyp pas fitores, i ka fyer gazetarët duke i quajtur budalla, dhe se janë më pakë inteligjentë se njerëzit e thjeshtë, ndërkaq për një gazetarë të shërbimit publik çek, ka thënë se ka zërin si mutant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button