‘Silent’, Filmi më i Mirë në “Film Flaka”

Filmi i metrazhit të shkurtër “Silent”,  i autorit Lum Radoniqi, është fitues i çmimit për filmin më të mirë në festivalin e filmit “Film Flaka 2018” që është manifestim përcjellës i “Flakës së Janarit 2018” që po mbahet në Gjilan, transmeton Kallxo.com.

 

Në mbrëmjen e Festivalit të Filmit janë shfaqur nëntë filma të ndryshëm, kurse juria në përbërje Rron Ismajlit, Blerta Hysenit dhe Durim Kryeziut kanë pasur përgjegjësinë e zgjedhjes së filmit më të mirë, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Më pas me radhë janë shfaqur filmat:  ”The Garbage” me autor  Kushtrim Asllani, “Silent” i Lum Radoniqi, “Institucioni i Andrrave” nga Trëndelinë Halili, “A Performance” i Dritëro Mehmetajt, “Reporteri” i Leotrim Idrizit, “Antena” nga Gentian Koçi, “The Junction” i  Xhelal Halitit, “Taxi” i Arben Fejzullahut dhe “Fatalist” i Edin Aliajt.

Festivalin e Filmit “Film Flaka” e ka përmbyllur Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e cila tha se “Flaka e Janarit” është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore ndër shqiptarë, kurse ky festival ka përkuar edhe me 70-vjetorin e rënies së Haki Efendi Sermaxhajt.

Në këtë mbrëmje është ndarë edhe çmimi për fotografinë më të mirë në kuadër të “Foto Flaka” dhe këtë çmim e mori Arben Llapashtica.

Fotografia më e mirë, Foto: Arben Llapashtica

Ekspozita me fotografi po qëndron e hapur në hollin e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

“Flaka e Janarit 2018” sot vazhdon me manifestimin “Xixat e Flakës”, Festival i Këngës për Fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button