Erërat luhatin ndërtesën 48-she, zbrazet uji i xhakuzit (Video)

Ky është momenti rrëqethës, kur uji i i xhakuzit ka nisur të zbrazet, si pasojë e erërave të fuqishme, që luhatnin ndërtesën më të lartë në Brazil.

Gjatë kohës sa Millennium Palace që ndodhet në Santa Catarina, shkonte nga njëra anë në tjetrën, dritat fikeshin dhe ndizeshin sërish, transmeton Telegrafi.

Banorja që ndodhej në njërin nga më të larta, ka filmuar momentin kur uji del më rrëmbim dhe mbushë dyshemenë e banesës luksoze.

Pos disa dëmeve të vogla, nuk raportohet të jetë shkaktuar ndonjë dëmtim më i madh në ndërtesën me 48 kate që është ndërtuar para katër vitesh. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button