Gjesti i turpshëm i Ronaldos çudit të gjithë, portugezi e ngacmon nga mbrapa Marcelon (Foto/Video)

Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest të pahijshëm në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Valencias. Real Madridi fitoi në udhëtim me rezultat të thellë 4-1 ndaj Valencias në derbin e javës së 21-të kampionatit spanjoll. Lojtari i ndeshjes ishte ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy golat e parë të ndeshjes, ku të dytë erdhën nga pika e bardhë, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, sulmuesi portugez në këtë fitore ndaj Valencias në Mestalla nuk po përmendet vetëm për faktin e dy golave të shënuara.

Gjesti i tij i bërë gjatë festës së goli të Marcelos ka bërë gjithë gjiron e botës dhe ka çuditur shumë njerëz të futbollit.

 Momenti i gjestit të turpshëm të Ronaldos ndaj Marcelos (Getty Images)

Ronaldo ka bërë një gjest të pahijshëm, duke ia futur gishtin nga mbrapa shokut të tij të skuadrës, Marcelos.

Edhe pse ishte i pahijshëm si gjest, ylli portugez shihej i buzëqeshur dhe dukej se po e merr me shumë sportivitet atë.  Më poshtë mund ta shihni videon dhe gjestin e Ronaldos ndaj Marcelos tek sekonda e 22-të. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button