Kacafyten këngëtaret shqiptare, Valbona Mema-Artjola Toskës: Nuk të lejoj të më heqësh bukën e fëmijëve

E ftuar në programin e përjavshëm “Një kat më lart” në InTv, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema ka vendosur të ndajë me publikun një shqetësim që e shoqëron prej vitesh, shkruan Class.

Si edhe shumë këngëtarë të tjerë të muzikës shqiptare, Valbona Mema këndon prej kohësh për publikun shqiptar në diasporë, ku edhe fitimet janë më të mëdha, por sot, ajo rrëfeu se Artjola Toska po e lufton. Sipas saj, ajo i ka ndërhyrë aty ku nuk duron dot më, tek fëmijët e saj.

Dua ta bëj publike. Nëse ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijëve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyrë aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes, por nëse vazhdon me këtë ritëm, duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”,- tha Valbona Mema për InTv.

E pyetur nga Ermali nëse do ta sqarojë konfliktin publikisht, nëse janë sharë me njëra-tjetrën apo janë konfliktuar nga afër, Valbona tha: “Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat, do t’ia them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tënde.  Edhe kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullsisë, të vazhdojë punën e tij”, – vijoi Valbona duke shtuar se këtë shqetësim e ka mbajtur prej vitesh për vete, por tani erdhi koha që ta bëjë publike pikërisht për një arsye. Sipas saj, Artjola po i ndërhyn te buka e fëmijëve, ndaj tani i është sosur durimi.

(shiko videon pas minutës 23)

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kjo nuk ka ngele me njeri pa u sharë e pa u rrahur. Ju kujtohet Valbona Halili, Amarda, Eli, tani xhelozon më Artiolen. Femer shume e ulet . Artiola ka nje ze tê mrekullueshem, nuk eshte shquar per asnje problem me koleget.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button