Del nga tregu kosi i frutave, fëmijët rrezikojnë të mbyten

Italia, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, ka tërhequr nga tregu kosin e frutave për fëmijë “Pascoli italiani”, njofton Top Channel. Shkak për këtë urdhër është rreziku fizik që u kanoset fëmijëve nga copëza të forta plastike që mund të gjenden brenda gotave me kos me peshë 120 g, me shije çokollate, banane dhe luleshtrydhe.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se rrjetet e shitjes së këtyre produkteve rekomandojnë si masë parandaluese që të mos konsumohet ky lloj kosi dhe subjektet që e tregtojnë të kthejnë mbrapsht këto paketime për rimbursim ose zëvendësim. Gjithashtu njoftohet se kosi i frutave që i nënshtrohet tërheqjes së menjëhershme nga tregjet tregon datën e skadencës 1 mars 2018.

Ky njoftim gjendet edhe në portalin për konsumatorë të RASFF-it, që është sistemi europian i alertës për sigurinë ushqimore. Sipas këtij sistemi, vendet e prekura nga produkti i rrezikshëm janë Italia dhe Sllovenia.

Po në tregun shqiptar? Top Channel, pas një vëzhgimi në rrjetet kryesore të supermarketeve në Tiranë, ka kontaktuar edhe me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili tha se ende për Shqipërinë, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga sistemi europian i alertës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button