Autobusi bie në lum në Indi, 13 të vdekur

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë daljes nga rruga të një autobusi në perëndim të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale, duke iu referuar deklaratës së nëpunësit policor, Anila Shinde, theksojnë se autobusi fillimisht goditi parmakun e urës dhe më pas doli nga rruga duke rënë në lum, në qytetin Kolhapuru.

Ai konfirmoi se 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar. Shinde tha se kanë nxjerrë autobusin nga lumi.

Në aksidente komunikacioni në Indi në vit humbin jetën më shumë se 110.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button