Conte: Ndonjëherë nuk më merr gjumi nga problemet në Chelsea

Trajneri i klubit futbollistik Chelsea, Antonio Conte, pranoi të ketë pasur disa netë pa gjumë gjatë këtij sezoni, nga shkaku i problemeve në ekipin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kampioni në fuqi i Anglisë, i cili aktualisht mban pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit, ka një mbetje prej 15 pikësh nga lideri Manchester City, dhe përveç kësaj, ditë më parë pësuan një disfatë nga rivalët e qytetit, Arsenali, me çka u eliminuan nga kupa e Ligës.

“Nuk është dhe aq e thjeshtë, sepse unë jetoj për punën që bëj, pasi e kam në pasion dhe dashuri. Nga këto arsye, ndonjëherë nuk më merr gjumi kur përballem me situata të vështira. Përpiqem të bëj më të mirën për lojtarët, për ekipin dhe tifozët. Të luash në çdo të tretën ditë nuk është fare e thjeshte. Shpresoj të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët tanë”, tha Conte për mediat britanike.

Chelsea-n e pret këtë fundjavë dueli kundër Newcastle United i vlefshëm për xhiron e katër të kupës FA. Rrethanë lehtësuese është se ndeshja do të luhet në “Stamford Bridge”, ndërsa në program është të dielën në orën 14:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button