SHBA-të sulm ajror në Irak, disa të vdekur

 Pretendohet se të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 tjetër janë plagosur, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë si pasojë e sulmit ajror të SHBA-ve kundër anëtarëve të organizatës terroriste DEASH në krahinën perëndimore të Irakut, Enbar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin irakian, helikopterët ushtarak të SHBA-ve kanë kryer një sulm ajror ndaj DEASH-it në komunën Bagdadi në krahinën Enbar.

Në këtë sulm kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë plagosur 11 të tjerë, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Theksohet se mes të plagosurve është edhe drejtori i policisë së komunës në fjalë.

Në Bagdadi gjendet baza ushtarake amerikane “Ayn el-Esed”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button