MASH i fton arsimtarët të kyçen në krijimin e programeve të reja mësimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i fton të gjithë mësimdhënësit nga grupet klasore, si dhe kompetentët që të kyçen në procesin e krijimit të modelit të ri të arsimit fillor dhe të paraqesin kritikat, komentet dhe propozimet e tyre për përmisimin e programeve të reja mësimore dhe për reformat në arsim, përcjell Portalb.mk.

“Me qëllim që të krijojmë model sa më të mirë dhe më kualitativ arsimor, duam që të dëgjojmë edhe zërin dhe mendimin e personav që në përditshëmri janë të kyçur në procesin arsimor, mësuesit. Që të krijojmë një zhvillim sa më kualitativ të fëmijëve dhe të ndërtojmë sistem edukativo arsimor sa më efektiv dhe efikas, kemi nevojë për asim fillor të fuqishëm dhe të shëndoshë. Në këtë drejtim, krijojmë model të ri mësimor për arsimin fillorë dhe plane të reja për nxënësit e klasave nga 1-3”, thuhet në njoftimin nga Ministria.

Grupi punues që e formon këtë model të ri mësimor është i përbërë nga ekspertë të fushës, profesorë nga Fakulteti Filozofik dhe Instituti Pedagogjik, por është praktikues të fushës, gjegjësisht mësuesit që punojnë me nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën.

Komentet dhe propozimet mund të dërgohen në mail [email protected], si dhe deri tek arkivi I Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button