Një refugjate siriane, kuzhiniere e festivalit të filmit “Berlinare”

Një refugjate siriane do të përgatisë specialitete nga Damasku dhe Halepi për mysafirët VIP në hapjen e Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Berlinale” muajin e ardhshëm.

Zgjedhja e Malakeh Jazmatit pasqyron misionin e festivalit, i cili u krijua në vitin 1951 për të shfaqur filma që adresojnë çështjet urgjente sociale dhe politike në botë.

Festivali i kushtoi programin e tij refugjatëve dhe emigracionit në vitin 2016, pasi politika e Evropës u trondit nga ardhja e më shumë se një milion refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, duke përfshirë edhe vetë Jazmatin.

Në festivalin e filmit të Berlinit që pritet të hapet në shkurt, kuzhinierja 30-vjeçare, e cila drejton një biznes ushqimor në kryeqytetin gjerman me burrin e saj, do të gatuajë për më shumë se 400 mysafirë që marrin pjesë në pritjen e hapjes ceremoniale.

“Kur shkova dhe pashë se nuk po bëhej fjalë për çfarëdo festivali filmash, por për ‘Berlinale’, isha më shumë se e lumtur”, tha ajo për reagimin e saj në mësimin që ajo kishte zgjedhur.

“Është një lloj realizimi i ëndrrave tua.”

Ajo do të punojë nën menaxhimin e shefit të “Berlinale”-s, Martin Scharff dhe do të bashkëpunojë me kuzhinieren libanezo-amerikane Barbara Massaad, e njohur për kuzhinën e saj siriane. Menuja e saj do të variojë nga patëllxhani i Halepit i mbushur me “makarona siriane” të Damaskut, i përgatitur me salcë marangoze dhe melasë shege.

“Njerëzit kur flasin për ushqimin tonë, mendojnë që ne kemi vetëm falafel dhe hummus, por pastaj shohin se bëhet fjalë për një kuzhinë shumë të madhe”, tha Jazmati për Reuters TV.

Festivali do të hapet më 15 shkurt me premierën botërore të filmit të animuar Isle of Dogs të Wes Anderson, ku rolin kryesor e luajnë aktorët e Hollivudit si Bill Murray, Scarlett Johansson dhe Tilda Swinton

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button