Gazë, protestë kundër “vendimeve të SHBA-ve”

 Sot në Gazë është protestuar për vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” dhe “pezullimin e ndihmave ndaj Palestinës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra palestinezë të mbledhur me thirrjet e grupeve me prirje islamike dhe kombëtare në veri të Rripit të Gazës, mbanin pankarta me mbishkrimet “Kudsi është i ynë.. Këto toka janë tonat”, “Jo asgjësimit të çështjes së refugjatëve”.

Një ndër liderët e Frontit Palestinez Arab, Xhemil Ashur, në një deklaratë pranë të pranishmëve tha se janë mbledhur për të protestuar vendimet e fundit të SHBA-ve. Ai ka theksuar se SHBA-të duke pezulluar një pjesë e ndihmës së dhënë Agjencisë së OKB-së për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) synon asgjësimin e kauzës palestineze.

Sipas tij, të gjithë palestinezët janë të vendosur në të drejtën e rikthimit të refugjatëve dhe çështjes se Kudsi është kryeqyteti i Palestinës. Ashur gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht për të hequr deficitin financiar në UNRWA.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pasi në muajin dhjetor të vitit të kaluar njoftoi se Kudsin e njeh si “kryeqyteti i Izraelit”, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë më 16 janar kishte theksuar se SHBA-të pjesërisht kanë pezulluar ndihmën që do t’i jepet agjencisë UNRWA.

Sipas të dhënave të Qendrës Statistikore të Palestinës, prej 5,9 milionë refugjatë të regjistruar në UNRWA, 2,1 milionë janë në Jordani dhe 1 milion e 445 mijë në Gazë. Ndërsa më pas vijojnë në Bregu Perëndimor, Siri dhe Liban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button