Kundëspin: Deputetët kanë mundur që të minimizojnë shpenzimet rrugore edhe me vendim

Propozimet e LSDM-së për zvogëlimin e shpenzimeve rrugore për deputet dhe funksionarë të tjerë janë spine, mes tjerash, për atë edhe sikur të mund të bëhet “reduktim i ndjeshëm” i harxhimeve të parave publike për shembull në Kuvend, përsëri edhe ato janë shuma dukshëm mbi harxhimet reale që i kanë, shkruan “Vërtetëmatës“.

Para 10 ditësh deputeti Tomisllav Tuntev nga LSDM deklaroi se kanë propozuar ndryshime të ligjeve për zvogëlimin e harxhimeve rrugore të cilat ju paguhen deputetëve, mes tjerash,  ai tha:

Spin: Propozimet të cila i kemi dorëzuar mundemi t’i trajtojmë edhe si zgjedhje afatshkurtre, ndërsa ne si grup  deputetësh qëndrojmë të hapur për analiza të mëtejme, diskutime dhe propozime të cilat do të kenë kuptimin e zgjedhjes afatgjate të këtij problemi

[Burimi: A1 Оn – Deklarata e Tomisllav Tuntev, data: 12.01.2018]

Steel wool light painting

Kundërspin: Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi diskutimi rreth propozim-ligjit për ndryshime të Ligjit për deputetët, dhe më pas edhe për pagat dhe për kompensimet e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, të propozuar nga grupi i deputetëve të udhëhequr prej LSDM-së, ndërsa më pas do të merrej vendim shtesë për shkurtimin e numrave të cilët janë propozuar në ligj. Qëllimet e ndryshimeve të këtilla, të përshkruara edhe në vet propozim-ligjin, mund të përshkruhen si e vërtetë e shtrembëruar gjegjësisht spin.

Propozimet të cilat i kemi dorëzuar mund t’i trajtojmë edhe si vendim afatshkurtra, ndërsa ne si grup i deputetëve qëndrojmë të hapur edhe për analiza të mëtejme, diskutime dhe propozime të cilat do të zgjidhin problemin për kohë më të gjatë – deklaroi para dhjetë ditëve deputeti Tuntev. 

Ligji për ndryshimin e ligjit ekzistues i cili është miratuar në vitin 1990, është shumë i shkurtër dhe përbëhet prej dy neneve, me çka në njërin nen, 27, ndryshojnë vetëm numrat prej 30 përqind në 20 përqind.

Por, deri më tani, pothuajse askush prej deputetëve, por edhe prej funksionarëve të tjerë të cilët u përmendëm, të themi prej tyre të KSHZ-së, nuk thanë asgjë të rëndësishme, gjegjësisht se përqindja në ligj është vendosur si prag i lartë.

Kështu thotë dispozita në ligjin ekzistues

Kompensimi i shpenzimeve për shfrytëzimin e automjeteve nën pronësi për qëllime zyrtare – shuma që sipas një kilometri të caktuar nuk mund të jetë më e madhe se 30% i çmimit shitës së një litër karburanti për automjetin i cili shfrytëzohet. 

Tani në vend të kësaj LSDM dhe koalicioni propozojnë që numri 30 të ndryshojë në 20, ndërsa konkretisht për deputetët këtë numër do ta zvogëlonin edhe më tepër deri në 15 përqind, me propozim vendim.

Përse me vendim? Për atë se ligji e rregullon materien në përgjithësi, ndërsa privilegjet që do të shfrytëzohen regullohen me akte nënligjore dhe me vendime ose privilegje në çdo institucion shtetëror. Ka edhe një gjë më të rëndësishme e cila nuk thuhet, dhe atë e zbuluan kolegët nga Nova Makedonija. Vendimet e përmendura të komisioni amë në Kuvend, me të cilin deputetët mund të shfrytëzojnë kompensimet për shpenzime rrugore është miratuar në vitin 2006, dhe më pas vetëm se është “avancuar” me ndryshime dhe me ndryshimet të Ligjit për deputet.

Prej këtu, bëhet mjaftueshëm e qartë, se nëse kanë dashur, LSDM dhe koalicioni dhe ende munden pa ndryshim të zgjidhjes ligjore të propozojnë vendim të ri në shtëpinë legjislative dhe të zgjidhin këtë problem i cili me të drejtë shqetëson opinionin. Kështu do të bëheshin kursime vetëm prej buxhetit të Kuvendit, dhe do të ju ikej spineve se ata e kanë informuar kryetarin e shtëpisë legjislative, Talat Xhaferin, që më një dhjetor, më pas kanë pritur për propozime edhe prej grupeve të tjera të deputetëve, dhe me këtë i kanë dhënë kohë edhe Xhaferit përmes institutit parlamentar që të gjej zgjidhje, etj, etj…

E gjithë kjo hedhje e topit prej qeverisë mbi opozitën dhe e kundërta prej opozitës mbi partitë qeverisëse, është një manipulim i dukshëm me mendimin publik.

 SI DEFINOHET ULJA E DUKSHME E PËRQINDJES?

Spini i dytë ose e vërteta e shtrembëruar është se qëllimi i ligjit është “reduktim i dukshëm” i këtyre mjeteve.

Me ndryshimet Ligjore për pagën dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në vend, do të reduktohen dukshëm kompensimet për shfrytëzimin e automjeteve nën pronësi personale për qëllime zyrtare. 

Sa se çfarë konkretisht do të thotë kjo. Të marrim shembull me një deputet prej Ohri. Nëse deri më tani deputetit, i cili ka jetuar në Ohër i janë paguar 30 përqindëshi i çmimit të karburantit për kilometër të caktuar, ai gjatë vitit ka mundur të merr mbi 30 mijë euro. Ja se si: mesatarja e kilometrave prej Ohrit deri në Shkup, së bashku me adresën e banimit deri në Kuvend është diku rreth 200.

Çmimi mesatar i një litër karburanti në RM është diku rreth 1,1 euro për benzinë 95 oktan. Kjo do të thotë se për 400 kilometra të kaluara (Shkup- Ohër – Shkup), deputeti ka marr rreth 33 cent ose rreth 20,3 denarë për kilometër të kaluar ose 8.120 denarë ose 132 euro. 

Nëse tani me propozim-ligjin kjo përqindje zvogëlohet në 20 përqind të çmimit të karburantit, për të njëjtin relacion deputeti do të merre 22 cent për kilometër të caktuar gjegjësisht 13,5 denarë, përkatësisht për 400 kilometra 5,400 ose 88 euro.

Ndoshta jemi shumë të ashpër në vlerësim, por edhe nëse përqindjen e zvogëlojnë me propozim deri në 15 përqind për kilometër të caktuar, përsëri kjo është një shumë e madhe, dukshëm larg reales. Në këtë rast deputeti për të njëjtin relacion do të fitonte 16,5 cent për kilometër të caktuar gjegjësisht 10,14 denarë për kilometër, përkatësisht 4.056 denarë, ose 66 euro. 

Ja përse është tepët e lartë dhe jo real edhe llogaritja me 15 përqind. Gjatë pagesës së shumave në Kuvend, deri më tani, ai që ka marr shumë më të lartë prej 30 përqindëshit, këtu edhe e pakuptimtë do të ishte pyetja se çfarë veture ka vozitur deputeti, edhe pse në vet ligjin kjo është shpjeguar shumë qartë. Kështu që, deputeti sa më ekonomike të ketë veturën, kushtimisht thënë, aq më i madh do të ishte “fitimi”.

Të marrin edhe harxhimin prej 10 litrash për 400 kilometra, do të thoshte se deputeti prej Ohri ka harxhuar 40 litra, kjo i vjen se realisht ka harxhuar 44 euro. Me 15 përqind kompensim për çmimin e litrit të karburantit sa mendojnë se duhet të jetë, përsëri do të ishte dukshëm mbi harxhimin real, gjegjësisht për 22 euro ose 1.353 denarë. Por, automjetet bashkëkohore të klasës së mesme ose klasës së ulët të epërme, harxhojnë 5 deri në 7 litra në 100 kilometra, dhe është e qartë se këto 22 euro do t’i keni më shumë. Edhe sikur të  përfshijmë amortizimin e veturës dhe pagesat rrugore.

Steel wool light painting

KORRUPSION LEGAL

Prej këtu është mjaftueshëm e qartë se bëhet fjalë për përfitim legal i cili është joreal dhe i cili mund të merret si korrupsion ligjor, edhe sikur të mos bëheshin manipulimet me pagesat rrugore dhe të lajmërohen pesë vetura prej një komuna për pesë deputet, dhe ato të udhëtojnë me një veturë ose të mos udhëtojnë fare, dhe të dorëzojnë kuponët e pagesave të shfrytëzueseve të tjerë.

Shembulli me deputetin prej Ohri na flet se në teori, mund të merren si kompensim 2904 euro në muaj (132 me 22 ditë pune nëse në ditën e 22 kanë caktuar diskutim ose seancë plenare), teoritikisht mund t’i paguhen rreth 32 mijë euro në vit (11 muaj me 22 ditë pune)

Rasti i dytë me kompensimin prej 20 përqind për deputetin prej Ohri, marr si shembull, në teori na flet se do të mund të merrte 1936 euro në muaj ose mbi 21 mijë euro në vit. Dhe krejt në fund, me propozim vendimin për kompensim prej 15 përqind nga çmimi i një litri karburant për kilometër të kaluar, deputeti do të merrte kompensim prej rreth 16 mijë euro.

Këto shuma janë diçka më pak në praktik, edhe për atë se deputetët që vinë prej brenda në Shkup çdo ditë pune, dhe ka edhe pauza në të cilat Parlamenti nuk punon edhe një muaj të plotë, për më tepër kur janë vitet zgjedhore ose kur është i shpërndarë. Por, përsëri nëse shihen shifrat me të cilat janë paguar deputetët për periudhën dhjetor 2016 – tetor 2017, edhe atë në vit zgjedhor, dhe cilët i ka publikuar Nova Makedonija ( këtu), bëhet e qartë se janë në pyetje shuma të mëdha, me çka për shembull deputeti Alija Kamberovski nga LSDM ka marr 10,5 mijë euro.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë vlerësojmë se propozimi i ligjit nuk ka për qëllim reduktimin e dukshëm të parave publike të cilat ju shkojnë deputetëve në emër të shpenzimeve rrugore, dhe se të gjithë këtë kanë mundur ta përfundojnë edhe pa ligj, vetëm me vendim, sepse kanë shumicë, se dhe reduktimi i dukshëm në 15 përqind të çmimit të karburantit për litër përsëri do të jetë i lartë, që do të thotë shpenzime joreale të parave publike…Me këtë kuptohet se ka shumë të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht spine të cilat plasohen në opinion rreth kësaj çështjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button