Mila Kunis, femra më seksi në botë

Gazeta britanike “The Sun” ka kryer në sondazh me lexuesit e saj për të klasifikuar femrat më seksi sipas perceptimit të publikut. Rrjedhimisht është arritur të merren 22,502 vota në internet dhe klasifikimi në fjalë u bë publik ditën e sotme.

Vendi i parë me 6.1% të votave i është rezervuar Mila Kunis. Në vendin e dytë doli britanikja Cheryl Cole me 5.7%. E treta ishte Georgia Salpa ndërsa 3.2% mori edhe Tulisa. Në dhjetëshe janë edhe Kate Middleton, Dannii Minogue, Abbey Clancy, Keira Knightley dhe Eva Longoria.

Lajme të ngjashme

Back to top button