Sulmi i 27-prillit, lehtësim të masave për tenorin Durlovski dhe deputeten Peshevska!

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar që të vazhdohen masat për të dyshuarit në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, por për tre prej tyre kërkon ndryshim të masave të hetimit, njofton Portalb.mk.

Prokurori përkatës ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që deputetes Zhaklina Peshkevskës t’i hiqet masa “arrest shtëpiak” dhe e njëjta të zëvendësohet me “masë të kujdesit”, kurse për tenorin Igor Durlovski u kërkua që “masa e paraburgimit” të zëvendësohet me masën “arrest shtëpiak”.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informoi gjithashtu që nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për të dyshuaren, shërbëtoren e Kuvendit, Elena Docevska Bozhinovska që “masa e paraburgimit” të zëvendësohet me “arrest shtëpiak”.

Për të dyshuarit tjerë, PTHP ngelet në qëndrimin e vazhdimit të masave të caktuara më pas me anë të së cilave parashihet sigurim i pranisë dhe zhvillim të pandërprerë të procedurës penale.

“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kërkuar që të vazhdohet masa për sigurim të pranisë dhe për ndjekjet të procedurës penale pa ndërprerje për 35 të dyshuarit për ngjarje te 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak.

Maqedoni, të këndosh në operë dhe të kesh fëmijë, nuk të liron nga hetimi gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button