Maqedoni, politika lehtësuese për nxënësit

Qeveria do të bëjë politikë për lehtësimin e përmbajtjes mësimore dhe zvogëlimin e ngarkesës së nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. 

Qeveria e RM-së në Programin për punën, në pjesën kushtuar arsimit, të titulluar si “Arsimi për kohën e re” (faqe 25), mes të tjerash, premton se do të udhëheq politik për lehtësimin e përmbajtjeve mësimore dhe zvogëlimin ngarkesës së nxënësve më arsimin fillor dhe të mesëm. 

Ky premtim filloi të realizohet me ndryshimin e planeve mësimore dhe programin në arsimin fillor të cilat me 17.01.2018 i prezantoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Me to propozohet zvogëlimi i numrit të lëndëve për filloristët, dhe zvogëlimi i numrit të orëve, para së gjithash për fëmijët deri në klasën e tretë.

Siç premtoi portali A1on, parashihet që për nxënësit prej klasës së parë deri në të pestën një orë mësimore të zgjat 55 minuta, në të cilën përfshihet edhe pushimi prej 15 minutave pas çdo ore mësimore. Sipas planeve mësimore dhe programeve të MASH, nxënësit prej klasës së parë deri në të tretën nuk do të kenë më shumë se katër orë në ditë, me çka do të zvogëlohet koha të cilën nxënësit e kalojnë në mësim, me llogari të rritjes së kohës për pushim dhe lojëra.

Poashtu sipas propozimit të MASH do të zvogëlohet testimit me çka sipas tyre, do të krijohet një sistem efikas i ndjekjes, vlerësimit dhe kontrollit të arritjeve të nxënësve. Detyrat e shtëpisë do të zëvendësohen me ushtrime në orë, nën kontrollin e mësimdhënësit. 

Sipas propozimeve të MASH, nxënësit prej klasës së parë deri në të tretën gjithsej do të kenë gjashtë lëndë, Gjuhën amë, Matematik, Gjuhë angleze, Art dhe kulturë fizike. Lëndë natyrore dhe shoqërore do të zëvendësohen me lëndën Bota rreth nesh, përderisa lëndët Art dhe Muzika do të zëvendësohen me lëndën e Artit.

Këto ndryshimi në planet mësimore dhe programe për Arsim fillor do të vendosen në debat publik dhe nëse ka mendime të ndryshme për to, këto ndryshime do të jenë pilot projekte në disa shkolla me çka do të shihet efikasiteti i tyre. 

Me miratimin dhe ndryshimin e planeve të reja mësimore, më nuk do të vlejë programi mësimor i Kembrixhit.

Më parë me 01.06.2017, në seancën plenare pas zgjedhjes së Qeverisë së re, Kuvendi solli ndryshime ligjore me të cilat u shfuqizua testimi ekstern, gjë që poashtu u premtua nga ana e Qeverisë në suaza të politikës së saj për lehtësimin e përmbajtjeve mësimore dhe zvogëlimin e ngarkesës së nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm.

Duke pasur parasysh se Qeveria deri më tani ka marr hapa konkret në këtë drejtim, mund tët thuhet se i përmbahet premtimit për politika të lehtësimit të përmbajtjeve mësimore dhe zvogëlimin e ngarkesës së nxënësve, gjegjësish mund të përfundohet se premtimi i Qeverisë është duke u realizuar.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button