Atraksioni botëror “Fire of Anatolia” më 12 mars në Shkup

Grupi legjendar turk i vallëzimit “Fire of Anatolia” me shoun e tyre spektakolar më 12 mars do të shfaqen në Vip Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Fire of Anatolia”, me origjinë nga historia mitologjike dhe kulturore e Anadollit, është projekt unik i cili i përmban 3.000 figura vallëzimi dhe muzikë popullore, të cilat përbëhen nga pothuajse çdo rajon i Anadollit.

“Fire of Anatolia” turneun e parë botëror e filloi në vitin 2002 nga Zelanda e Re e deri në Amerikë, nga Siberia deri në Bahrein, nga Omani deri në Korenë e Jugut, gjithashtu edhe në Gjermani, Francë, Holandë, Spanjë, Itali, Belgjikë, Karaibe, Meksikë, Rusi, Kinë. Shou është parë prej 40 milionë shikuesve në 4.000 shfaqje në 98 vende (në shumicën e vendeve ka pasur më shumë se një shfaqje).

“Fire of Anatolia” i ka akademitë e veta të vallëzimit, në të cilat mbahen orë vallëzimi në Stamboll, Ankara, Antalia dhe Gaziantep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button