Vuçiq: Nëse dialogu nënkupton njohjen e Kosovës, jo faleminderit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik.

Pas këtij takimi, Vuçiq, ka treguar se bisedë mes tyre ka qenë edhe vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd dhe zgjidhja e problemeve.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.

Por pas kësaj, Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka në plan që ta njohë mëvetësinë e Kosovës.

“Nëse dikush mendon që ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, nënkupton njohjen e Kosovës, atëherë jo faleminderit”.

“Të dy palët duhet të bëjnë lëshime, por nëse kërkohet njohja e Kosovës, atëherë ditën e mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button