Me mjekërr apo pa mjekërr? Ja preferencat e vajzave

Mjekrra është kthyer në një trend tashmë dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, ku gjatë dy viteve të fundit, pjesa më e madhe e meshkujve kanë filluar ta rrisin atë. Ndërkohë që nuk kanë vonuar as stilistët për të stiluar modele të reja për to, shkruan Bordo.al. 

Por fatkeqësisht, kur vjen puna te pyetja se çfarë preferojnë vajzat, një mashkull me mjekërr apo një pa mjekërr, të gjithë ata që mbajnë mjekërr do të zhgënjehen. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 40% e femrave pëlqejnë një mashkull i cili nuk mban mjekërr.

Studimi ësthë kryer nga BoodyLogicMC dhe në të kanë marrë pjesë 1000 femra të cilat janë  pyetur për këtë gjë. Siaps studimit 38.4% e femrave nuk i pëlqejnë meshkujt me mjekërr dhe vetëm 17.4% e tyre përlqejnë që mashkulli që shoqërohen të ketë mjekërr.

Gjithashtu edhe këtë vit mjekrra mbetet një nga trendet për sa i përket meshkujve, por ndoshta tashmë është momenti për të menduar mos ka ardhur koha e duhur për të hequr dorë nga ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button