Punonjësit evropianë punojnë 40.3 orë në javë

Një punonjës me orar të plotë të punës në Bashkimin Evropian (BE) ka punuar mesatarisht 40.3 orë në javë në vitin 2016, bëri të ditur sot Eurostat, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Danimarka, me një orar pune prej 37.8 orë në javë, është vendi i vetëm në të cilin numri normal i orëve të punës është më i vogël se 38-të”, tha Eurostat.

Më pas vijojnë Italia me 38 orë, Holanda dhe Franca të dyja me nga 39.0 orë.

Një punonjës me orar të plotë në Britaninë e Madhe kalon numrin më të madh të orëve në javë për punën e tyre kryesore, 42.3 orë në vitin 2016.

“Ndiqen nga ata që punojnë në Administratën e Qipros Greke, 41.7 orë, Austri – 41.4 orë, Greqi – 41.2 orë, Poloni dhe Portugali të dyja me nga 41.1 orë”, thuhet më tej.

Shifrat e fundit flasin se meshkujt kanë patur javë më të gjatë pune se gratë, duke punuar mesatarisht 41.0 orë krahasuar me 39.3 orë për gratë.

Punonjësit e industrisë së minierave dhe të guroreve shpenzuan më së shumti orë në punë – 42 orë, ndërsa sektori i arsimit regjistroi javën më të shkurtër të punës me 38.1 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button