Putin mbështetje për arsimin fetar islam në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke theksuar se Islami dhe komuniteti musliman janë pjesë e pandryshueshme e strukturës kulturore ruse, tha se “Qeveria jonë do të marrë hapa për mbështetjen e arsimit fetar islam në Rusi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin, u takua me dijetarët e shquar të Rusisë, në kryeqytetin e Republikës së Tataristanit, Kazan.

Ai duke treguar se rigjallërimi i arsimit teologjik islam në Rusi ka një rëndësi të madhe, tha se “Arsimi teologjik islam, gjithmonë kishte një thellësi dhe histori të mrekullueshme. Para revolucionit 1917, teologët muslimanë rusë njiheshin si persona shumë të respektuar në çdo vend të botës dhe pikëpamjet e tyre ishin shumë të vlefshme”.

“Qeveria jonë do të marrë hapa për mbështetjen e arsimit fetar islam në Rusi. Sepse Islami tradicional, është pjesë e kodit kulturor rus dhe komuniteti musliman padyshim është element shumë i rëndësishëm i popullit shumëkombësh rus”, tha Putin, i cili tha se kjo pasuri është humbur në periudhën e Bashkimit Sovjetik.

Në Rusi jetojnë rreth 20 milionë muslimanë të cilët përbëjnë 15 për qind të popullësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button