Izraeli vazhdon burgimet e fëmijëve palestinezë

Qeveria e Izraelit ka vendosur për vazhdimin e mbajtjes në arrest pa vendim gjyqsor të dy fëmijëve palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Lëvizja Botërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, qeveria izraelite në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare ka marrë vendim për vazhdimin e mbajtjes në burgim administrativ dy fëmijë pa i gjykuar.

Leys Hurma (17) ishte arrestuar më 20 shtator të vitit 2017 nga shtëpia e tij në Ramallah, ndërsa Husam Ferraxh (17) në muajin nëntor të vitit 2017 Betlehem. Për të dytë është zgjatur për katër muaj mbajtja në arrest, pa pasur vendim nga gjyqsori.

Izraeli me këtë praktikë të quajtur “burgim administrativ”, duke u bazuar në të dhënat e shërbimit informativ, mund të ndalojë paletinezët nga një deri në gjashtë muaj. Në qoftë se vendoset se i burgosuri “shkakton rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjykatësi ushtarak mund të zgjasë deri në pesë vite kohën e burgimit.

Sipas raportit të përgaditur nga institucionet, në mesin e të cilëve ndodhet edhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë të burgosur, 481 prej të cilëve janë nga Kudsi Lindor nën pushtim, 57 prej tyre gra dhe 300 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button