Shtëpia e Bardhë shtrembëroi përmbajtjen e bisedës Erdoğan-Trump

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë në lidhje me bisedën e mbrëmshme telefonike mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime për shkak të moskumtimit të drejtë të përmbajtjes së bisedës, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga burime presidenciale në Ankara pas njoftimit të djeshëm me shkrim të Shtëpisë së Bardhë treguan se SHBA-të nuk e kanë shpalosur për opinionin në mënyrë të drejtë përmbajtjen e bisedës dhe se madje edhe ka shpërndarë përmbajtje që nuk kanë qenë pjesë e bisedës.

Në njoftimin e saj, Shtëpia e Bardhë tha se “Presidenti Trump ka shprehur shqetësimin se rritja e dhunës në Afrin përmban rrezikun t’i dëmtojë qëllimet tona të përbashkëta në Siri”.

Ndërkaq, burimet nga presidenca turke theksuan se Trump nuk ka folur për “shqetësime në rritje” lidhur me operacionin në Afrin dhe se nuk është folur asgjë tjetër jashtë këmbimit të mendimeve në lidhje me operacionin.

Shtëpia e Bardhë po ashtu pohoi se në bisedë është përmendur edhe shprehja “diskurse shkatërruese dhe të gabuara nga Turqia”. Ndërkaq, burimet presidenciale turke njoftuan se Trump nuk ka përdorur ndonjë shprehje si “diskurse shkatërruese dhe të gabuara nga Turqia”.

Burimet presidenciale, të cilat theksuan se në bisedën mes dy liderëve nuk është përmendur aspak gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, më tej thanë:

“Trump kërkoi lirimin lidhur me të burgosurit e disa shtetasve amerikanë në Turqi dhe personelit lokal. Si përgjigje, presidenti Erdoğan ka rikujtuar se Turqia është shtet ligjor, çështjet relevante janë në duar të gjyqësorit dhe se vendimi do të jepet nga gjyqësori pas përfundimit të aktakuzave”.

Në njoftimin e SHBA-ve po ashtu bënte pjesë thirrja që operacioni i forcave turke në Afrin të realizohet në periudhë të caktuar kohore dhe të mos i jepet hapësirë përplasjes me trupat ushtarake amerikane në Munbixh.

Ndërkohë, burimet presidenciale të Turqisë thanë se në bisedë është theksuar se organizata terroriste PYD/PKK duhet të tërhiqet në lindje të Eufratit, ashtu siç është premtuar më herët, dhe se pas tërheqjes, Ushtria e Lirë Siriane në mbështetje të forcave turke mund të mbrojë Munbixhin.

Nga ana tjetër, çështja e “ndërprerjes së armatimit të organizatës terroriste PYD/PKK” që theksohet në njoftimin e presidencës turke, nuk është përfshirë aspak në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button