Prokuroria: Sela ka shpëtuar, pasi që sulmuesit kanë menduar se është i vdekur

Duke e prezantuar akuzën për të akuzuarit për tentim vrasjen e Ziadin Selës gjatë sulmit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill, prokurori i lëndës Darko Jakimovski, tha se arsyeja e vetme se pse nuk është vrarë Sela, është që kanë menduar se është i vdekur, njofton Portalb.mk.

“Dëshmitë tregojnë se në momentin e sulmit dhe rrahjes e kanë arritur ekstremin, ndërkaq rrethana e vetme për shpëtim e Selës nuk ka qenë hezitimi i dhunuesve, por fakti që Sela nuk ka dhënë shenja jete dhe të gjithë kanë menduar se ai ka vdekur. Të gjitha lëndimet, të dëmtuarit i janë bërë në kokë dhe së paku dy janë rrezik për jetë”, tha Jakimovski.

Ai theksoi se si dëshmi të veprës penale ka fotografi, video inçizime, por edhe rrëfime të dëshmitarëve.

Avokati i të akuzuari, megjithatë, në emër të dhunuesve tha se ata nuk janë fajtor. Sipas një pjese të avokatëve, ata nuk i kanë shkaktuar lëndime për rrezikim jete, ndërkaq një pjesë fare nuk kanë marrë pjesë në sulmin ndaj Selës, por vetëm “kanë dashur që të lëvdohen në Facebook se më 27 prill kanë qenë në Kuvend”.

Seanca e radhës është caktuar për më 8 shkurt. Atëherë si dëshmitarë janë të ftuar, Sela, ekspertët e Institutit për Mjekësi Gjyqësore dhe dy dëshmitarë të cilët kanë qenë të pranishëm në Kuvend më 27 prill.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm Sela. Të dyshuar për tentim-vrasje të Selës janë Kire dhe Cane Gjorgjievskit, Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button