I maltretuar sepse ka gjetur punë tjetër

I nxjerrë nga automjeti dhe i transportuar në shtëpinë e grabitësve, por së shpejti i liruar nga policia. Përvojë të këtillë ka pasur dje 60-vjeçari nga Kumanova, i cili ka punuar si bari. E ka kidnapuar ish-punëdhënësi i tij. 

Siç informon SPB Kumanova, dje rreth orës 14 në Kumanovë në afërsi të “Parkut të Sokolanës” është ndaluar automjeti “fiat bravo” i vozitur nga Sh.M. (30) nga fshati Konjari i Mesëm, bashkudhëtar i të cilit ka qenë S.N. (60) nga Kumanova, që ka punuar si bari në pronën e tij.

Rrugën ua ka penguar automjeti “golf” me targat e Kumanovës, në të cilin ka pasur tre persona. Dy nga ata kanë dalur, e kanë hapur derën e bashkudhëtarit të fiatit dhe e kanë kidnapuar D.N. të cilin me forcë e kanë futur në golfin dhe menjëherë janë larguar.

Pasi Sh.M. ka lajmëruar policinë, ekipet e MPB-së kanë konstatuar se grabitësit janë R.S. (33) dhe S.S. (22) nga fshati Ropalca, Likovë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button