Nesër hyn në fuqi ligji për amnisti, ja kur pritet të dalin nga burgu të amnistuarit

Ligji për amnisti prej nesër hyn në fuqi, ndërkaq nga e hëna burgjet do të fillojnë me distribuim të dosjeve të personave të burgosur deri te gjykatat të cilët u kanë shqiptuar dënime me burg, njofton Portalb.mk.

“Shpejtësia e lirimit të të amnistuarve varet nga gjykata”, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanskioneve.

Prej atje konfirmojnë se janë përgatitur për dorëzim të gjitha vendimet që i lirojnë personat e burgosur nga mbajtja e dënimit me burg.

“Jemi të organizuar që në gjykatat përkatëse në duar t’ua dorëzojmë vendimet që të mos humbet kohë nëpërmjet postës”, thonë nga Drejtoria dhe theksojnë se bëhet fjalë për rreth 800 persona të burgosur që janë amnistuar.

Dinamika, sipas Drejtorisë, varet nga gjykatat të cilët do t’i përgatisin vendimet.

“Ashtu si do t’i përgatisin vendimet gjykatat, ashtu do t’i dorëzojnë deri te burgjet, që të nënshkruajnë dhe të kthehen përsëri mbrapa. Do të thonë, shpejtësia e lirimit varet nga gjykata. Deri të hënën gjithçka do të dorëzohet deri te gjykatat e tërë Republikës së Maqedonisë”, thonën ga burgjet.

Ndryshe, ligji për amnisti është miratuar më 15 janar, përskaj amnistimit të 800 personave të burgosur, është e paraparë 3.097 të burgosurve tjerë t’u ulet dënimi për 30% .

Në këtë mënyrë, sipas Qeverisë, e cila është propozues e ligjit, do të kursejnë mjete buxhetore, të cilat do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve të burgjeve.

Me këtë vendim ligjor, nuk është e paraparë që të amnistohen personat e dënuar për vrasje, vepra penale lidhur me mashtrimet zgjedhore, për përdhunim, pedofili, ndërmjetësim për kryerjen e prostitucionit, veprave penale kundër shtetit, shoqërim kriminal, por edhe për kryerjen e veprave penale kundër njerëzisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Maqedoni, u miratua ligji për amnisti, 670 të burgosur do të lirohen nga burgu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button