Do të hetohet se pse ndërroi jetë 15-vjeçari gjatë operacionit në Klinikën e Traumatologjisë

Ministria e Shëndetësisë do të bëjë analizë për ngjarjen tragjike në të cilën ndërroi jetë djaloshi 15-vjeçar gjatë operacionit në Klinikën e Traumatologjisë, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reaminacion, Mjekim Intensiv dhe Qendër Urgjente, transmeton Portalb.mk.

Informatat e para, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se bëhet fjalë për hipertermi malinje që ndodh shumë rrallë te pacientët që kanë predispozitë gjenetike. I gjithë kuadri i Klinikës së Ortopedisë ka qenë i angazhuar maksimalisht që të shpëtoi ai.

Nga Ministria thonë se është formuar edhe komision që do ta analizojë rastin dhe pas marrjes së rezultateve zyrtare nga autopsia do të njoftohet edhe opinioni.

Në ditët e ardhshme priten edhe rezultatet nga Mjekësia Ligjore.

Maqedoni, ndërroi jetë një djalosh 15-vjeçar gjatë operacionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button