Maqedoni, ndërroi jetë një djalosh 15-vjeçar gjatë operacionit

Një djalosh 15-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë vendosjes së anestezionit në operacion në Klinikën e Traumatologjisë, konfirmuan për NOVA TV nga Klinikat e Kirurgjisë, transmeton Portalb.mk.

Djaloshi është dërguar në spital si rast urgjent me lëndime në të dy gjunjët pasi që është lënduar në orën e edukatës fizike. Ai ndërroi jetë menjëherë pasi ia dhanë inhalacionin anestezik, ndërsa anesteologët thonë se nuk bëhet fjalë për alergji, por dyshojnë se bëhet fjalë për hipertermi malinje që ndodh shumë rrallë te pacientët që kanë mutacion gjenetik dhe në kombinim me anestezinë vihet në komplikim që shkakton vdekjen. Nga Klinika e Kirurgjisë thonë se me siguri djaloshi e ka pasur këtë mutacion gjenetik që në mënyrë shtesë do të konfirmohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Dyshimi i mjekëve se bëhet fjalë për hipertermi malinje vjen sipas shenjave klinike, prishje të menjëhershme  të  mushkërinjve dhe më pas edhe të organeve tjera, shpjegojnë anesteziologët.

“Nuk ka gabim në anestezion, as që bëhet fjalë për reaksion alergjik, por me siguri bëhet fjalë për sjellje jo normale të organizmit drejt anestezikut dhe sipas shenjave klinike dyshojmë se është hipertermi malinje. Shenjat klinike janë të njëjta siç janë të shpjeguara në literaturën mjekësore”, konfirmuan për NOVA-n.

Në literaturën mjekësore thuhet se hipetermia malinje ndodh në një në 15 000 raste.Sëmundja ndodhet në çiftin e 19 të kromozomeve që mund të reagojë në këtë mënyrë me lloje të caktuara të anestezisë.

Trupi i djaloshit është dhënë për autopsi dhe më pas do të jepet shpjegim shtesë për vdekjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button