Sadriu vishet kuqezi

Shkëndija konfirmon marrëveshjen me mbrojtësin kosovar Leard Sadriu. 16-të vjeçari vjen nga rradhët e Ferizajit, ndërsa me kuqezinjtë ka firmosur kontratë për tre vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për qendërmbrojtës të talentuar, i cili në bazë të moshës dhe fizikut pritet në të ardhmen të rritet në lojtar cilësor.

“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një skuadre të madhe si që është Shkëndija. Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu dhe do të punoj shumë për të arsyetuar besimin e klubit. E di se konkurenca është e madhe dhe se te Shkëndija kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, shprehet i riu Sadriu pasi firmosi zyrtarisht kontratën me KF Shkëndija.

Kosovari është pjesë e ekipit në Antalia të Turqisë, ndërsa pas vetes veç më ka lënë minutat e para si kuqezi në testet e kësaj faze me Pobedën dhe Zurich-un.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button