Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës do të fillojë të ndërtohet brenda këtij viti

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot projektligjin për fillimin e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, që do të kalojë edhe në procedurat e Kuvendit të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se Këshilli i Ministrave i Shqipërisë kaloi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për fillimin e negociatave me konsorciumin turk që ka paraqitur ofertën për aeroportin e Vlorës, i cili sipas tij, do të fillojë të ndërtohet brenda këtij viti.

“Këshilli i Ministrave ka zgjedhur me procedurë të përshpejtuar dhe me një projektligj të veçantë për t’i hapur rrugë një nga projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës ajrore në Shqipëri. Bëhet fjalë për një propozim shumë serioz nga tre kompanitë më të mëdha turke, kompani të cilat në bashkimin e tyre janë të njëjtat kompani që po ndërtojnë aeroportin e Stambollit, aeroporti më i madh që parashikohet të jetë në botë”, tha Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, kjo ofertë parashikon një investim rreth 100 milionë euro dhe do të jetë një projekt tërësisht me financim privat.

Kujtojmë se në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur para disa ditësh oferta për projektin e aeroportit të Vlorës nga një konsorcium i tre kompanive turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button