Kënga Despacito thyen një tjetër rekord

Kënga Despasito e cila u publikua gjatë vitit të kaluar në youtube, ku u shndërrua shumë shpejt edhe në këngën më të klikuar në këtë platofrmë, duke detyruar Youtube të riprogramonte logaritmin e tij, tashmë ka thyer një tjeter rekord, shkruan Bordo.al.

Pak kohë më parë ajo kaloi në vendin e parë për sa i përket klikimeve, një vend ky i mbajtur më parë nga kënga e Wiz Kalifia dhe Charlie Puth me këngën “See you again”, një këngë e cila ishte edhe kolonë zanore në filmin “Fast and Furios”.

Tashmë kënga e kënduar nga Luis Fons numëron plot 4.7 miliardë shikime, 25 milionë përlqimme dhe më shumë se 2 milionë komente. Kjo këngë pritet që shumë shpejt të bëhet kënga e parë e cila do të arrijë 5 miliardë shikime.

Gjithasht kënga jo vetëm që është kënga më e dëgjuar online duke i sjellë këngëtarit fitime të mëdha ekonomike, por solli fitime ekonomike edhe për vendin ku u xhirua vidioklipi i saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button