Vangellovski dhe Karaxhovski do ta këshillojnë Zaevin në trupin e ri për reforma në gjyqësor?

Kryeministri Zoran Zaev, po e përpilon listën e autoriteteve nga gjyqësori dhe ekspertëve juridik të cilët do të jenë anëtarë në trupin e ri për reforma gjyqësore dhe në të, ashtu siç mëson SDK, sipas funksionit do të jenë anëtarë edhe kryetarët e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, njofton Portalb.mk.

Në gjyqësor, edhe përskaj kërkesave të vazhdueshme të ekspertit gjerman, Rajnhard Pribe për përgjegjësi të gjykatësve dhe të pushtetit më të lart gjyqësor, asgjë nuk është ndryshuar. Ka vetëm një kryetar të ri në GJykatën Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev. Sipas kësaj, në këshillin e ri për ndjekje të implementimit të strategjisë në gjyqësor për periudhën 2017-2022, me të cilin do të udhëheq Zaev, jo-zyrtarisht do të ulen edhe Karaxhovski dhe Vangellovski.

Nga Qeveria thonë se ky trup do të formohet javën e ardhshme, ende nuk dihet se sa anëtarë do të ketë kush do të jenë në mesin e tyre.

Jo-zyrtarisht, përveç Vangellovskit dhe Karaxhovskit, në këtë trup qeveritar do të jenë edhe kryetarët e gjykatave me kompetenca të zgjeruara, në mesin e të cilëve janë edhe ata të Gjykatës Shkupi 1 dhe 2, të Gjykatës së Apelit dhe të dy Gjykatave Administrative. Afër Zaevit, do të qëndrojë ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

Trupi i ri po formohet në vend të trupit të vjetër, i cili dështoi, apo u shpërnda. Ai ishte i përbërë nga ekspertë dhe profesorë, ndërkaq kryesor ishte ministri Saliji.

Punën e Këshillit për Reforma publikisht e kritikuan anëtarët e saj, në mesin e të cilëve ishin edhe drejtorja e Komitetit të Helsinkit, Urania Privoska, profesori universitar, Gordan Kallajxhiev, por edhe profesoresha universitare, Mirjana Najçevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button