Grubi: Maqedonia dhe Ukraina me mbështetje reciproke në rrugën euroatlantike

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Artan Grubi, pati takim me ambasadoren e Republikës së Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, Natalija Zadorozhnjuk.

Në takim, u theksua se ndërmjet të dyja vendeve mike ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm në të gjitha nivelet, në atë politik, ekonomik dhe kulturor, por se ka hapësirë për përparimin e tyre të mëtejshëm.

Siç thuhet në kumtesë, i përbashkët ishte konstatimi se edhe Maqedonia, edhe Ukraina kanë prioritete të njëjta, e ky është anëtarësimi sa më i shpejtë në BE dhe NATO si partnerë të njëjtë strategjikë në SHBA dhe BE.

“Maqedonia, e cila si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe NATO është më përpara në këto procese, është e hapur për çfarëdo lloji të mbështetjes së Ukrainës në rrugën drejt shoqërimit të saj në këto organizata euroatlantike”, potencoi Grubi.

Ai, gjithashtu, theksoi se Maqedonia punon në realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, para se gjithash, në sferat e sektorit të sigurisë, pavarësisë së gjyqësisë, lirisë së medieve, luftës kundër korrupsionit, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP