Ligji i gjuhëve pas Kuvendit të Maqedonisë vihet nën thjerrëzën e Komisionit të Venedikut!

“Ligji për përdorimin e gjuhëve pasi të kalojë në leximin e tretë në Kuvendin e Maqedonisë do të shkojë për shqyrtim në Komisionin e Venedikut, vërejtjet e të cilit do të plotësojnë ligjin e gjuhëve”, kështu tha sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur për ligjin e gjuhëve, Boshnjakovski ftoi deputetët e opozitës maqedonase që të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në debatin për amandamentet e ligjit të gjuhëve.

“Ne vlerësojmë se ligji i gjuhëve është në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë, i votuar në atmosferë demokratike, i përkrahur nga shumica parlamentare dhe se i njëjti është në kuadër të konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. Sërish do të shfrytëzoj rastin që të thërras deputetët e opozitës, të marrin pjesë në atë seancë, në lokacionin dhe institucionin ku mund dhe duhet ta bëjnë dhe të marrin pjesë në debatin për amendamente”, tha Boshnjakovski.

Përndryshe, leximi i tretë i ligjit të gjuhëve do të mbahet më 29 janar.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, ligji i gjuhëve shkon në seancë plenare, pa diskutim në komisione kuvendore, kurse amendamente mund të parashtrohet në Nenet, të cilat janë diskutabile nga kryetari i Maqedonisë.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov gjatë mosdekretimit të ligjit të gjuhëve dhe në parashtrimin e ankesave deri te Kuvendi i Maqedonisë dërgoi 21 vërejtje, në 19 Nene prej 25 sa janë në tërësi duke u sqaruar në 14 faqe.

Kujtojmë se ligji për gjuhë në Komisionin e Venedikut dërgohet me kërkesë të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han, me qëllim që të shmangen pakënaqësitë dhe dilemat për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e të njëjtit.

LEXO: Ja çfarë thotë Ahmeti për vendimin e Ivanovit për ligjin për gjuhët

LEXO: Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve, VMRO: mbron qytetarët e Maqedonisë! (VIDEO)

LEXO: Ligji i gjuhëve, LSDM: do të shqyrtojmë vërejtjet e Ivanovit dhe vendosim për votimin

LEXO:Veto-ja e presidentit Ivanov s’mund ta bllokojë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Ligji i gjuhëve, e paqartë se a do të ketë punësime të reja në Maqedoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button