Berisha: Arrestimi i shqiptarëve në Bujanoc, terror

Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike”, thuhet në reagimin e kreut të qeverisë.

Gjithashtu, “qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit”. Kreu i qeverisë vlerëson deklaratën e këshillave komunale dhe thekson se shqiptarët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, shprehet Berisha./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button