Sindikata e Policisë kërkon rrogën e 13-të për të punësuarit në MPB

Sindikata e Policëve të Maqedonisë, prej Ministrisë për Punë të Brendshme kërkoi nisje të procesit të realizimit të më shumë aktiviteteve si: shtesat e pagave, kompensime dhe bonuse të të punësuarve në MPB, njofton Portalb.mk.

“Kjo në veçanti kërkohet për nisjen e realizimit të rrogës së 13-të për të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të cilët i plotësojnë kushtet për këtë, nisjen e pagesës së dallimit të rrogës që policët e kanë marrë nga momenti i kalimit të testit pranues e deri te sistemimi i tyre. Sindikata e Policëve të Maqedonisë kërkon për të gjithë të punësuarit në MPB, që t’u kompensohet shpenzimet e ngelura dhe të kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në kumtesën e SPM-së.

Nga SPM-ja dje kanë kërkuar që të mbrohen policët më shumë dhe për në maj paralajmëruan protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button