Seanca e parë gjyqësore për rrënimin e kompleksit “Kosmos”, Gruevski nuk ndjehet fajtor

“Nuk ndjehemi fajtorë, nuk i kemi bërë veprat penale të cilat na janë ngarkuar”,thanë ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, në senacën e sotme të rastit “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Gruevski, Janakieski dhe Trajkovski askuzohen nën veprën penale “keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare”, në formë urrejtje ndaj sipërmarrësit Fijat Canovski, duke vendosur që të shkatërrohet kompleski i tijKosmos.

Si të pafajshëm janë deklaruar edhe të akuzuarit tjerë, Elizabeta Najdovska, Naser Alev, Marika Zavirovska dhe Aleksandra Dimitrieva.

Në lëndën “TNT“, i akuzuar i parë është ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Përveç tij, të akuzuar janë edhe gjashtë persona të tjerë: ish ministri i Transportit, Mile Janakieski, ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektorja ndërtimtare nga Gazi Baba dhe tre anëtarë të Komisionit Komunal për Furnizime. Hetimi i udhëhequr me emrin e koduar “TNT” u hap në prill të vitit 2016, ndërkaq në verën e 2017-tës, Prokuroria Speciale ngriti akuzë.

Përfundimisht Gjykata lejoi që Gruevski të incizohet në bankën e të akuzuarit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button